Nga Vendi
27 gusht 2020
OBRM-PDUKM heq dorë nga nënkryetari i Kuvendit

Sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare maqedoanse, Igor Janushev thotë se partia e tij nuk do të propozojë nënkryetar Kuvendi duke theksuar se është shpenzim i panevojshëm të cilin e paguajnë qytetarët.

 

“Publikisht thamë nga foltorja e Kuvendit se është shumë dhe se është shpenzim i panevojshëm. Në të kaluarën s’ka qenë kështu, ndërsa shpenzimet i paguajnë qytearët”, tha Janushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse partia e tij do të merr pjesë kur do të diskutohet për përbërjen e re qeveritare, Janushev deklaroi se do të kundërshtojnë politikat jo të mira që po i zbaton LSDM dhe Zaev dhe se kuadrot që janë ofruar janë të vjetra dhe të harxhauara./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Grubi: Naser Ziberi kryeministër, ka më shumë përvojë se Zaevi!19 korrik 2020
BE kërkon vazhdimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë26 qershor 2020
“Lamborghini” shpejtonte 236 km/h në rrugën Tiranë-Vlorë, ndalohet nga policia 5 korrik 2020