Nga Vendi
28 gusht 2020
Gjashtë bombardues amerikan B-52 mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut (FOTO)

Gjashtë avion bombardues amerikanë të tipit B-52 sot do të fluturojnë mbi qiellin e 30 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo sot është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell INA.

“SHBA sot do të tregoj përkushtimin e saj të fortë në NATO me gjashtë bombardues B-52, që do të fluturojnë mbi 30 shtetet anëtare. Ata do të jenë të shoqëruar nga dhjetëra fluturake të tjera të Aleancës. Duke punuar bashkë, i përkushtohemi misionit tone thelbësor: shmangien e agresioneve, parandalimin e konflikteve dhe ruajtjen e paqes”, ka shkruar Stoltenberg. (INA)



Të ndryshme
Më shumë
Kasami të mërkurën i përgjigjet Ahmetit për takimin10 gusht 2020
Flasin dëshmitarët e tragjedisë në Tetovë: Dëgjonim piskama të njerëzve 9 shtator 2021
Me shami e me gotë mbi kokë, Dua Lipa hedh vallen shqiptare 4 gusht 2021