Sport
31 gusht 2020
Zyrtare: Immobile nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Lazion

Ciro Immobile ka nënshkruar kontratë të re me Lazion, e cila do ta mbajë atë në kryeqytetin italian deri në verën e vitit 2025.

Lazio njoftoi se përfaqësuesi i Italisë ka vendosur t’ia përkushtojë të ardhmen asaj, duke nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare.

“Lajmi i sotëm është se Ciro Immobile i është përkushtuar Lazios për edhe pesë vjet, deri më 2025”, thuhet në një njoftim të Lazios.

Immobile e fitoi Këpucën e Artë në Evropë sezonin e kaluar, duke i mposhtur në garë Robert Lewandowskin e Bayern Munich dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit.

Ai e shënoi 36 gola në 37 ndeshje në Serie A sezonin e fundit. Në total, Immobile i ka shënuar 125 gola në 178 ndeshje për Lazios, të cilës iu bashkua më 2016.

Ai do t’i fitojë 4 milionë euro në vit në Lazio.

 



Të ndryshme
Më shumë
Armina Mevlani shkëlqen me të bardha22 gusht 2020
Gjykata Speciale ngrit aktakuzë ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit24 qershor 2020
‘Ideja e madhe për shqiptarët’, kandidati për kryeministër zbulon strategjinë e tij: Ja si do të bashkohen qytetarët (VIDEO)29 qershor 2020