Teknologji
2 shtator 2020
Kompania teknologjike LG shpik maskën që vendoset në fytyrë dhe pastron ajrin

Kompania teknologjike LG ka shpikur një maskë të avancuar të pastrimit të ajrit që mund të nxjerrë jashtë përdorimit maskat e fytyrës.

LG do të prezantojë këtë maskë që pastron ajrin të quajtur “PuriCare” në IFA 2020, një tregti elektronike për konsumatorët dhe pajisje shtëpiake që zhvillohet zakonisht në Berlin çdo vit. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë, kjo tregëti është mbyllur, kështu LG do organizojë një ekspozitë virtuale për të shfaqur maskën e re së bashku me produktet e tjera.

LG PuriCare Wearable përdor dy filtra H13 HEPA, të cilët janë të njëjtat filtra që përdoren në produktet që shërbejnë për pastrimin e ajrit në shtëpi. Kjo i lejon përdoruesit të marrin frymë në ajër të pastër dhe të filtruar, sipas LG.

Maska është e pajisur me një sensor të frymëmarrjes që zbulon ciklin dhe vëllimin e frymëmarrjes së përdoruesit.

“Pastruesi i ajrit PuriCare është një pajisje që ofron përfitime domethënëse për shëndetin dhe higjenën. Në një kohë kur konsumatorët po kërkojnë mënyra për ta bërë jetën më të sigurt dhe më të përshtatshme, është e rëndësishme që ne të jemi në gjendje t’i ofrojmë atyre një zgjidhje”, është shprehur Dan Song, president i kompanisë shtëpiake LG & Company Solution Air.

LG thotë se kjo pajisje është projektuar për të minimizuar rrjedhjet e ajrit rreth hundës dhe mjekrës dhe mund të mbahet lehtësisht për orë të tëra.

LG e konsideron këtë maske si një maskë mjaft të përshtatshme për mjedisnin dhe se çdo pjesë e saj është e zëvendësueshme dhe e riciklueshme. Nuk ka detaje se sa do të shitet ose kur do të dalë në treg.

IFA 2020 zhvillohet nga 3-5 Shtator. 



Të ndryshme
Më shumë
Zaev sot merr mandatin, vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re13 gusht 2020
166 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni 2 gusht 2020
Katër viktima dhe 126 raste të reja me Covid-19, shërohen 48 pacintë30 qershor 2020