Sport
15 maj 2020
Ish-lojtari i Interit i infektuar me koronavirus: E nënvlerësova, por vuajta për 25 ditë

Ish-lojtari i Interit, Giuseppe Bergomi, ka zbuluar se edhe ai kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Në një lidhje live, Bergomi është shprehur se kishte dhimbje dhe ishte dobët, por nuk kishte probleme me mushkëritë.

Gjithashtu ai u shpreh se u tregua një budalla i vërtetë, pasi e nënvlerësoi këtë virus, duke shtuar se tani çdo gjë ka kaluar dhe është negativ.

“Bëra testin dhe isha pozitiv me Koronavirus. Në fillim të marsit unë isha sëmurë, kam pasur probleme me nuhatjen dhe shpinën, por jo me mushkëritë e mia. Nuk kisha frikë, por gjithmonë kisha ftohtë, më duhet të përdorja dy ngrohëse. Në fillim mendova se ishte grip, por më pas zbulova se isha me Koronavirus. Shokët më tallnin dhe më thanë se unë mendoja shumë për këtë, por e ndjeja që nuk isha mirë, kisha dhimbje dhe isha i dobët fare. Nuk mund të ulesha dot për shkak të dhimbjeve në shpinë. Pas një kohe dhimbja mu largua, por gjithçka zgjati 20-25 ditë. Tani çdo gjë ka kaluar dhe unë jam mirë, madje kam nisur vrapin. Unë isha budalla, pasi e nënvlerësova gjithçka”, u shpreh Bergomi.



Të ndryshme
Më shumë
Aksion policor në Strugë, kapen mbi 100 kilogramë marijuanë30 qershor 2020
Kreu i OBSH: Pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda dy viteve22 gusht 2020
‘Ça me bo’ vjen nga Genta dhe Marseli (VIDEO)29 gusht 2020