Kuriozitete
2 shtator 2020
Depresioni në adoleshencë dhe rreziku që vjen prej tij

Sipas një hulumtimi të kryer së fundmi, depresioni ose ankthi në adoleshencë shoqërohet me një rrezik më të madh për të pësuar një sulm në zemër në moshën e mesme.

Ekspertët shprehen se mirëqenia mendore është në rënie tek të rinjtë dhe depresioni në adoleshencë rrit me 20% rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare në moshën e rritur.

Studimi zbuloi se një çrregullim mendor në adoleshencë shoqërohet me rrezikun e infarktit të miokardit në vitet e mëvonshme.

Autori i studimit, Cecilia Bergh u shpreh: Aktiviteti fizik në adoleshencë mund të ndihmojë në mbrojtjen nga sëmundjet e mëvonshme të zemrës. Ushtrimet gjithashtu mund të lehtësojë disa nga pasojat negative të stresit.

Sipas studimit, kjo është e rëndësishme për të gjithë adoleshentët, por veçanërisht për ata të cilët përballen me stres dhe depresion./gjurma.com



Të ndryshme
Më shumë
Shqiptari Mustafa Sentop rizgjidhet në krye të parlamentit turk 8 korrik 2020
Më në fund shkenca shpjegon pse vajzat dashurohen me djemtë “e këqij” 5 korrik 2020
Ahmeti: Maqedonia ka dy nobelistë shqiptarë, nuk kanë pse frikësohen nga kryeministri shqiptar 4 korrik 2020