Nga Bota
2 shtator 2020
I bezdisi zhurma që po bënin, 57-vjeçari vret gruan dhe dy djemtë

Një burrë nga Teksasi, 57 vjeç i quajtur James Webb, ka telefonuar urgjencën mjekësore duke njoftuar se vrau gruan dhe dy djemtë e tij 13 dhe 16 vjeç. Kur oficerët shkuan në shtëpinë e tyre, gjetën trupin e pajetë të gruas dhe dy fëmijëve.

Të tre viktimat ishin qëlluar, gruaja kishte marrë dy plagë me armë zjarri. Një armë dore dhe gëzhoja u sekuestruan si provë. Sipas deklaratës së policisë, Webb u zgjua rreth orës 10 të mëngjesit dhe u fut në një debat me gruan sepse ai kishte një dhimbje koke dhe se ajo dhe dy djemtë po bënin shumë zhurmë.

Ai u shpreh se ishte i lodhur nga të bërtiturat e tyre dhe i qëlloi.  Direkt pas krimit Webb u dërgua në burgun e Qarkut të Dallas. Fqinjët e përshkruan gruan dhe djemtë e saj si miqësorë dhe të sjellshëm.

“Herën e fundit që e pashë, gruaja po merrte ushqime nga makina dhe djemtë po e ndihmonin. Ajo kishte një zemër të madhe, ishte e ëmbël me të gjithë. Nuk e mendonim kurrë se një ditë Webb do të vriste fëmijët e tij”, tha fqinji Chanel Lockhart, i cili jeton pranë shtëpisë së tyre. /tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Trajanov propozon Kuvend me 90 ulëse dhe një njësi zgjedhore30 gusht 2020
Biografitë e ministrave në Qeverinë e re31 gusht 2020
Protestë në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 2 gusht 2020