Nga Bota
2 shtator 2020
Nuk kishin para të paguanin faturat mjekësore, prindërit i shesin foshnjën spitalit

Një burrë dhe një grua nga India u detyruan të shisnin foshnjën e tyre të porsalindur në një spital sepse nuk kishin mundësi të paguanin faturat mjekësore.

Shiv Charan dhe gruaja e tij Babita duhet të paguanin faturën prej 35,000 rupi (350 £) pasi djali i tyre i vogël lindi nga një operacion cezarian në spitalin në Agra. Çifti nuk i kishte paratë dhe spitali i bleu fëmijën për 100,000 rupi (1000£).

Menaxheri i spitalit Seema Gupta u shpreh se fëmija ishte dhënë për birësim, duke pretenduar se prindërit nënshkruan dhe dokumentin e dakortësisë.

Gruaja 36 vjeç kërkon që të rimarrë sërish djalin e porsalindur, por spitali shprehet se dokumentat tani janë firmosur.  Policia do hetojë për këtë shitje dhe më pas do ndërmerren veprime të përshtatshme.

Besohet se disa foshnja që merren nën kujdesin e spitalit, më vonë i shiten çifteve që kërkojnë të birësojnë një fëmijë.

Një aktivist për të drejtat e fëmijëve u shpreh për “Times of India” se shitja e pretenduar nuk kishte përmbushur kërkesat ligjore për birësim.

Qeveria indiane ka paralajmëruar edhe më parë për trafikimin e foshnjave e cila zvogëlon numrin e fëmijëve për birësim të ligjshëm. /tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
VMRO për LSDMnë: Ose bëjeni Qeverinë ose hiqni dorë 8 gusht 2020
Gold AG publikon bashkëpunimin “Diaspora” 3 korrik 2020
Përjashtohet vetëm kjo ‘kategori’, del aplikacioni për takime vetëm mes shqiptarëve në të gjithë botën28 gusht 2020