Nga Bota
2 shtator 2020
Vaksina ruse për Covid, Venezuela kërkon vullnetarë për testimin

Presidenti venezuelian, Nikolas Maduro, deklaroi të dielën se kërkonte vullnetarë t’i bashkoheshin testimeve për vaksinën ruse ndaj Covid-19.

Pavarësisht se Rusia ishte i pari shtet që u regjistrua zyrtarisht në vaksinën kundër koronavirusit në 11 Gusht, ekspertët hedhin dyshime të forta në lidhje me efektshmërinë e saj.

Por shkencëtarët rusë kanë thënë se fazat e para të vaksinimit kanë rezultuar të suksesshme. Shteti venezuelian, që ka huazuar qindra mijëra dollarë nga Rusia, zyrtarizoi pjesëmarrjen në testime.

Sakaq, thirrja e presidentit dëshmon se Venezuela ende si ka gati vullnetarët dhe kjo bie në kundërshtim me deklaratën që ka bërë ministri Shëndetësisë, Carlos Alvarado, kur tha se “500 venezuelianë do të marrin pjesë në testimet e vaksinës Ruse” duke e bërë kështu fakt të kryer një lajm të gënjeshtërt.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia e veriut: statistikat në 24 oret e fundit 16 korrik 2020
Arian Ademi nis bisedat me Ferencvaroshin29 korrik 2020
Grubi dhe Zaev demantojnë arritjen e një marrëveshje për koalicion: Bisedimet vazhdojnë14 gusht 2020