Sport
2 shtator 2020
Rakitiç rikthehet tek Sevilla

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka arritur marrëveshje dhe do të rikthehet tek ish klubi i tij nga i cili u transferua tek Barcelona, Sevilla.

Lajmin e ka dhënë, Fabricio Romano, i cili ka thënë se marrëveshja në mes lojtarit dhe klubit është arritur, po ashtu edhe në mes të klubeve është arritur dhe finalizuar gjithçka – ndërsa lojtari është duke i përfunduar testet mjekësore gjatë ditës së sotme(e hënë), transmeton Insajderi.

Pohimet e Romanos, i ka mbështetur edhe mediumi i njohur spanjoll, Marca, e cila ka thënë se gjithçka është mbyllur dhe lojtari ka nënshkruar kontratë me Sevilla-n, që do të vlejë për tre vitet e ardhshme./Insajderi.com.



Të ndryshme
Më shumë
Zyrtarizoi lidhjen në ditën e lindjes, Arilena ndan foton e ëmbël me partnerin29 korrik 2020
Aksident i trefishtë në Llogara (FOTO)31 gusht 2020
Shërohen 31 pacientë nga COVID-19 në Tetovë, mbeten edhe 292 raste aktive13 korrik 2020