Sport
2 shtator 2020
Seria A starton më 19 shtator

Kampionati i ardhshëm i Serisë A do të nisë në 19 Shtator. Me përjashtim të surprizave të bujshme që lidhet me situatën e pandemisë dhe me sytë te numri i të infektuarve në Apenine, elita e futbollit italian do të japë shkëndijat e para të një fushate të gjatë e emocionuese, që për publikun shqiptar do vijë përmes ekranit të vogël në platformën Digitalb.

Fillimisht ishte menduar 12 Shtatori për epilogun e një prej kampionateve më të bukur të globit dhe një nga ata që tërheq më shumë tifozë. Por përgatitjet duket se janë disi vonë për Federatën dhe është shtyrë gjithçka me një javë. Kalendari specifik do të zbulohet të mërkurën e 2 Shtatorit ndërsa kampionati në Seria C do të nisë në 26 Shtator.

Mbetet ndërkohë një temë e nxehtë ajo e diskutimit të tifozëve në stadiume, pavarësisht garancive që ofron FIGC.



Të ndryshme
Më shumë
Mediat gjermane: Ali Ahmeti është një luftëtarë i pa kompromis dhe një njeri me plane të mëdha19 korrik 2020
Gripi sezonal, vaksinat vijnë pas dy javësh27 tetor 2020
Sërish thirrje ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ në Shkup13 shtator 2020