Kuriozitete
2 shtator 2020
Cfare duhet te dish para se te shkosh ne Valbone dhe Theth/ 6 Gjera qe askush nuk jua thote

 

Pas shume kohesh qe mendonim te shkonim ne Valbone dhe Theth (gati 2 vite) me ne fund ndodhi. Ishte nje nga ato vendimet e shpejta qe merren sot per neser, dhe vetem keshtu duhet te merrej qe ne te niseshim. Pas diskutimeve (ne vite) nese do te ishte me mire te shkonim me makinen tone, makine me qera apo guide vendosem qe guida ishte zgjidhja me mire (dhe ashtu ishte).

Nga te gjitha agjensite dhe paketat e ndryshme qe gjetem ne internet vendosem te benim intenerarin Valbone-Theth. Ne Valbone do te shkonim me nje furgon, do te pershkronim Komanin rreth 2 ore me traget. Me pas serish do te udhetonim me furgon rreth 2 ore te tjera drejt Valbones.

Mberritja ne Valbone ishte nje eksperience e jashtezakoshme! Natyra e mrekullueshme!

U vendosem ne nje bujtine ku menaxhohej nga te zotet. Na priti Kola , nje burre tipik me pamje malsori. I gjate, shpatullgjere dhe me mustaqe dukej se i shskonte shume panorames se atij vendi. Me nje miresjellje prej malsori na uroi mireseardhjen dhe nderkohe na kishte bere gati dreken. Drekuam jashte, mes freskise se maleve dhe natyres se eger te Bjeshkeve. Provuam fline e famshme te pergatitur nga e zonja e bujtines. Nuk eshte e nevojshme te them se sa e mire ishte…

Ne Valbone vizituam disa nga vendet me te bukura aty nder to edhe mullirin, nje nga pikat qe duhet patjeter ta shohesh nese shkon atje.

Te nesermen u zgjuam shume heret (ora 6). Hengrem mengjesin dhe rreth ores 7 u nisem per rruge. Ah ta dinim cfare na priste xxxxx! Guida jone ishte nje vajze shume simpatike qe quhej Marjana e cila nuk u lodh asnjehere nga 1 milion pyetjet tona kurioze, te njepasnjeshme dhe te perseritura.

Duhet te ecnim rreth 8 ore ne kembe, ne nje terren shume te veshtire per te shkuar nga Valbona ne Theth. Dhe jo nuk ka rruge per makine! Dhe po e vetmja menyre per te shkuar ishte ta pershkroje ne kembe. Por perpos lodhjes fizike (qe e kishim dhe se kishim marre shume parasysh) pjesa tjeter ishte mbreslenese. E gjithe panorama ishte fantastike, majat e maleve qe ne Valbone dukeshin aq te larta aty mund ti prekje me dore.

Ngjitem malin per rreth 1000 m. Ne qafen e Valbones ishim ne 1900 m lartesi mbi nivelin e detit. Zbritja ishte disi me e lehte. Beme edhe nje ndalese per dreken (qe e kishim marre me vete ne forme pikniku). Nuk kishte restorante, kjo ishte e vetmja menyre qe te mos vdisje maleve nga uria (haha bej shaka, ose jo).

Pas nje sage te gjate mberritem ne Theth (plot 8 ore). Thethi i bukur, i rrethuar nga malet, na i hoqi te gjithe lodhjen e rruges. Cuditerisht u ndjeme te shlodhur dhe gati per te filluar serish eksplorimin.

Filloi nje shi shume i lehte si per te na uruar mireseardhjen qe pushoi aty per aty. Pasdite vizituam ujvaren e Grunasit dhe Kullen e Pajtimit.

Te nesermen shkuam te Vaskat & Syri i Kalter. Rrugen nga bujtina deri aty e beme nje nga fugonat e zones. MOS shkoni me makinen tuaj nese nuk doni te mbeteni andej. Rruga ishte shume e keqe dhe kjo ishte menyra e vetme per te shkuar pak me shpejte (40 min me makine) ose mund ta beje edhe ne kembe por do te shkonte me gjate. Kur fillonte rruga qe nuk shkonte me makina ndaluam dhe vazhduam ne kembe udhetimin. Rreth 1 ore te tjera deri tek ujvara.

Siguroheni edhe ketu te keni marre uje me vete apo dicka per te konsumuar gjate rruges. Aty do te gjeni vetem nje dyqan te improvizuar por mos u habisni nga cmimet ;d. Syri i kalter ishte i mbipopulluar por kjo nuk ja hiqte aspak bukurine. Mund te merrni me vete rroba banje dhe te laheni. Uji eshte thjesht 5 grade (haha).

Me pas, rreth ores 2 hengrem dreken ne Theth dhe morem rrugen per ne Tirane. Gjate kthimit te gjithe me siguri po mendonim me vete. Ishin shume pak dite, na duhej me shume, nuk dua te kthehem!
Cfare duhet te keni parasysh:

1. Vishuni sa me sportiv (atlete, tuta, shirt)

Nuk eshte vendi te tregoni rrobat tuaja me te mira. Behuni njesh me natyren, shtrihuni, behuni pis. Ashtu shijohen ato zona.

2. Merrni shume pak gjera me vete. Cante shpine. Jo valixheeeee! Kur te ngjisesh malin duhet ta marresh canten ne shpine. Nuk i transporton dot ndryshe. Ne kishim marre shume me vete dhe paguam extra nje kal (50 mije leke) qe na i solli cantat ne Theth. Ishte e pamundur ndryshe.

3. Hidratohuni!

4. Shijoni qiellin naten. Ujet aty mund ti kapje me dore. Rruga e qumeshtit dukej me e ndrtishme se kurre! Kete qiell zor se e shikoni ndokund tjeter.

5. Beni patjeter qafen e Valbones ne kembe. Ishte eksperienca me e bukur e atij udhetimi. Lereni makinen ne shtepi dhe eshte koha per ecur.

6. SHIJOJENI UDHETIMIN. NESE NUK KENI SHKUAR AKOMA, BEJENI!



Të ndryshme
Më shumë
Prej nesër në Maqedoni mund të lejohen dasmat nëpër restorante, por këto janë kushtet30 korrik 2020
Aksident në autostradën Tetovë – Shkup, disa të lënduar23 korrik 2020
Kryeministri shqiptar nderon Abdurrahman Alitin në përvjetorin e shtatë të vdekjes27 qershor 2020