Nga Bota
2 shtator 2020
“Qëlloni pa paralajmërim këdo që shkel kufirin”, masat anti-Covid në Korenë e Veriut

Koreja e Veriut ka dhënë urdhër të prerë për ushtarët dhe policinë, të qëllojnë menjëherë këdo që futet 800 metra brenda territorit të shtetit komunist në kufirin me Kinën. Ky urdhër është dhënë si një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Policia në qytetin Hoeryong ka thënë se ata do të qëllonin këdo që futet në këtë distancë, pavarësisht arsyes, raporton RFA. Ky vendim është duke u zbatuar përgjatë gjithë kufirit me Kinën, i cili është më shumë se 1400 kilometra i gjatë.

Ushtarëve dhe policisë u janë dërguar armë dhe municione në kufi për zbatimin e kësaj politike të pamëshirshme, ndërsa askush nuk do të mbajë përgjegjësi në rast të viktimave brenda një distance të tillë.

Forcat speciale koreanoveriore janë dërguar në kufi me arsyetimin për të dhënë ndihmesën e tyre, por në fakt RFA shkruan se në fakt kjo është një lëvizje për të vëzhguar rojet, pasi ekziston frika e korruptimit të tyre, të cilët mund të paguhen për kontrabandën e mallrave.



Të ndryshme
Më shumë
Deklarata bombë e John Bolton: “Shkëmbimi teritoreve nuk qe ide e SHBA, e kërkuan Thaçi dhe Vuçiçi 5 korrik 2020
Zgjedhjet, në mesnatë skadon afati për regjistrimin e personave me Kovid-19 dhe të izoluarit 8 korrik 2020
Rezultatet prej rreth 13 për qind të votave të numëruara15 korrik 2020