Sport
2 shtator 2020
Drejtori sportiv i Interit zbulon merkaton zikaltër, nga Messi te Kolarov

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur për merkato zikaltër, duke nënvizuar se nënkampionët e Italisë nuk mund të bëjnë goditje të mëdha gjatë kësaj periudhe.

“Messi? Nuk ka asgjë, madje as nuk e di nga vijnë këto ide”, tha ai për Sky Sport. “Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe para së gjithash duhet të përqendrohemi te shitjet. Mundësitë janë të pakta dhe ata që mund të marrim nuk do të jenë transferime të shtrenjta”.

Edhe Tonali, i cili pritet të zyrtarizohet te Milani, sipas Ausilio, nuk ka qenë kurrë pranë Interit. “Nuk mund të thoni se keni një lojtarë në dorë kur nuk keni nisur asnjë negociatë. Na pëlqente, por gjërat janë siç thashë. Nuk jemi në gjendje të bëjmë investime të këtij lloji”, ka thënë Ausilio.

Më tej, ai foli edhe për Vidal, një tjetër emër për të cilin është folur se mund të transferohet te Interi.

“Na pëlqen, por është e sigurt. Për momentin, ai është një lojtar i Barcelonës. Mund të konfirmoj se po flasim edhe për Kolarov dhe ka shumë mundësi që ai mund të vijë”.



Të ndryshme
Më shumë
50 futbollistët më të shtrenjtë në histori të futbollit 4 korrik 2020
Protestuesit ‘dridhin Tetovën’ arrijnë në qendër 3 grupet14 gusht 2020
Mexhiti: Vendimet në BDI janë unanime, sot e zgjedhim Talat Xhaferrin21 gusht 2020