Nga Vendi
3 shtator 2020
Përfundon dëshmia e Ali Ahmetit në Gjykatën Speciale

Ahmeti e ka përfunduar intervistimin nga Prokurorët e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Pas intervistës së djeshme 8-orëshe, Ahmeti është intervistuar edhe 6 orë të tjera gjatë ditës së sotme.

 

Raportohet se Ahmeti në Gjykatën Speciale është ftuar në cilësinë e dëshmitarit për periudhën e luftës në Kosovë 98/99.

Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së.



Të ndryshme
Më shumë
Dy viktima të reja nga Covid-19 në Shqipëri24 korrik 2020
Arbër Ademi: Të gjitha partitë politike ishin kundër heqjes së shpenzimeve rrugore14 shtator 2020
Instagram vs realitet: Megi Pojani dëshpëron me ‘linjat e saj’ nga ato që i poston në foto22 qershor 2021