Nga Vendi
13 shtator 2020
Artan Grubi thotë se brohoritjet e sotme kundër shqiptarëve nuk kanë vend në shoqërinë tonë të re

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar në lidhje me thirrjet kundër shqiptarëve të tifogrupit maqedonas ‘Komitët’.

Grubi shkruan se gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme të disa të rinjve në mes të Shkupit duhet të dënohen.

“Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, shkruan Grubi.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Arifhikmeti Deari nga Tetova është mjekui i parë që ka humbur jetën nga Covid 5 korrik 2020
Lëndët ndaj Sasho Mijallkovit, pa epilog gjyqësor24 gusht 2020
Ali Ahmeti sot dhe nesër në Hagë 2 shtator 2020