ShowBiz
14 shtator 2020
“Motra jote më e mirë se ti”, Dojna Mema revoltohet pas komentit që mori: “Injorancë”

Moderatorja Dojna Mema publikon mjaft foto dhe video të ndryshme në rrjetin e saj social me Mikelën, motrën e saj.

Për shkak të këtyre postimeve, Mikela ka fituar simpatinë e fansave të moderatores. Në një video të fundit që Dojna ka publikuar të së motrës, një ndjekëse i ka krahasuar ato të dyja bashkë.

“Oh, sa zë të ëmbël dhe të bukur ka! Mos u bëj xheloze, por është më e mirë se ti”, shkruan ndjekësja në videon ku Dojna shfaqet duke filmuar të motrën.

Por Dojna ka reaguar dhe ka shkruar se nuk e kupton arsyen pse duhet të bëhen këto lloj krahasimesh.

“Besoj se pas atyre që pyesin virgjërinë, vendin e dytë për injorancën e zënë këta që bëjnë krahasime me motër-motër, mam-gocë dhe komentojnë ‘Mos u bëj xheloze!’” “Ose shprehja më injorante që ekziston është: ‘Më mirë e oma se e bija’, ka shtuar ajo.



Të ndryshme
Më shumë
SPB Tetovë filloi me kontrolle të përforcuara për respektim të masave mbrojtëse në komunikacionin rrugor10 korrik 2020
Zv.ministrja Naumovska kërkon që viti shkollor të fillojë më 15 Shtator14 gusht 2020
Nuk ka zgjidhje për çështjen e ujit në Siniçan, takimi i radhës nesër në Bogovinë31 korrik 2020