Nga Rajoni
14 shtator 2020
Pse Rama nuk u beson shkollave publike që menaxhohen nga Qeveria që vetë udhëheq?

Fëmijët nisën sot ditën e parë të shkollës. Mes tyre ishte edhe djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho, i cili mesa duket paska një shkollë luks dhe jo si fëmijët e tjerë.

Siç raporton edhe pamfleti, Zaho do të mësojë në një shkollë private, afër kompleksit të njohur ‘Rolling Hills’, ku thuhet se viti kushton jo më pak se 20 mijë euro. Për Ramën këto nuk janë asgjë, pasi paratë që merr nga oligarkët mund të bëjë që të ndërtojë edhe një shkollë personale.

Absurdja qëndron se me gjithë atë propagandë që Rama u bën shkollave të rikonstruktuara apo edhe të ndërtuara së fundmi, zgjedh që djalin e tij ta çojë në një shkollë private, me aq para sa një familje shqiptare s’i bën dot as për 5 vjet.

Zaho është në moshë të vogël, por me shumë mundësi kur të rritet do e kuptojë, se babai i tij, reklamat me fëmijët e tjerë duke i përqafuar dhe përkëdhelur i ka vetëm për qëllime politike.

Lum djali për babin që ka.



Të ndryshme
Më shumë
U mbajt ``Dëgjesa e parë prindërore për autizmin`` në RMV 6 shtator 2020
Nga 1000 në 2500 euro për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen 5 persona në Durrës!14 korrik 2020
Katër viktima dhe 78 raste të reja me Covid-19, shërohen 40 pacientë24 gusht 2020