Nga Vendi
7 tetor 2020
Infektohet mësuesja me Kovid-19, 17 nxënës të klasës së parë në izolim

Koronavirusi ka hyrë edhe nëpër shkolla. 17 nxënës të klasës së parë të shkollës “Goce Delçev” në komunën Qendër janë në izolim. Mësuesja e tyre është e prekur nga Covid 19, por ka simptoma të lehta të sëmundjes. Kolegia e saj është gjithashtu në izolim e cila do të testohet të shtunën. Fëmijët e izoluar nuk kanë ende simptoma të virusit.

“Fëmijët duhet të ndjekin mësimet onlajn dhe tashmë po e bëjnë. Njëra mësuese që është në izolim, kur mund të japë mësim në bashkëpunim me mësuesen tjetër, i merr fëmijët dhe jep mësim onlajn”, deklaroi Nade Moleroviq, drejtor i shkollës fillore “Goce Delçev”- Shkup.

Sot vetëm në Shkup ka 176 të infektuar të rinj. Në kryeqytet, më shumë raste ka në Qendër. Me rënien e temperaturave pritet të ketë numër të shtuar të infektuarve.

“Nuk kemi vatra klasike, kemi përhapje të gjerë të infektimit. Kjo do të thotë që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm kudo dhe të respektojnë masat”, tha Aleksandar Stojanov, drejtor i QSHP- Shkup.

Banorët e Qendrës thonë se kryesisht të rinjtë nuk i respektojnë masat.

“Kryesisht respektohen, të paktën në tregti, dyqane dhe supermarkete”.

“Jo, nuk respektohen. Nuk mbahet distancë, nuk mbajnë maska, gjithçka është për shkakun tonë. Varet nga njerëzit. Prandaj në Qendër ka më shumë. Masat respektohen shumë pak”.

Vetëm në këtë komunë të Shkupit për 20% është rritur numri i infektimeve në mesin e qytetarëve të moshës midis 20 dhe 40 vjet. Aktualisht në këtë komunë ka më shumë bartës të koronavirusit.

Igor Stefanovski



Të ndryshme
Më shumë
Shkup, 12-vjeçari plagoset pas goditjeve me mjet të mprehtë24 qershor 2020
Thaçi kërkon që të mobilizohen qytetarët për të votuar15 korrik 2020
Në Shtip ndërtohet spital i montuar me 50 shtretër20 korrik 2020