Nga Vendi
15 tetor 2020
Zaev: Në prill do të ketë regjistrim të popullsisë

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se në prill do të ketë regjistrim të popullsisë dhe se nuk ka arsye që e njëjta të anulohet përsëri.

Ai tha se pa dallim rezultatit nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës e as të Marrëveshjes së Ohrit.

“Prill 2021 është muaji i zbatimit të regjistrimit. Regjistrimin e kemi anuluar ngase Hristijan Mickoski dhe opozita kërkuan të anulohen për disa muaj për shkak pandemisë, ndërsa ishim pajtuar për gjithçka.

Tani e shoh se hapin disa debate nëse do të ndryshohet Kushtetuta, Marrëveshja e Ohrit. Kam thënë njëqind herë se rezultatet e regjistrimit nuk ndikojnë në Kushtetutën dhe në Marrëveshjen e Ohrit.

Të shkarkohemi nga kjo punë. Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak zhvillimit të barabartë, parametrave ekonomike, statistikave të cilat na duhen në shtet”, ka thënën Zaev, raporton SHENJA.



Të ndryshme
Më shumë
Konfirmohen 69 raste të reja me coronavirus në Kosovë, 75 të shëruar25 qershor 2020
Fëmijët deri në 14 vjet më shumë infektojnë, s’është koha për hapjen e shkollave dhe çerdheve 2 gusht 2020
Trump akuzon Twitter-in për ndërhyrje zgjedhore, e kërcënon me mbyllje28 maj 2020