Nga Vendi
16 tetor 2020
Filipçe: Nëse përkeqësohet gjendja me Covid-19, të hënën propozojmë masa të reja

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas mbledhjes së sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive,

janë propozuar masa të reja, të cilat do të shqyrtohen vetëm në rast se situata me Covid-19 përkeqësohet.

 

“Mëngjesin e sotëm kemi diskutuar për paket shtesë për masa restriktive, që pas evolvimit të situatës ditëve në vijim dhe gjatë vikendit, nëse ka nevojë deri tek Qeveria do të propozohet paketi i ri të hënën”, tha mes tjerash Filipçe.

Ministri Filipçe theksoi se si masa shtesë janë propozuar, ndalim i plotë i organizimit të ngjarjeve, shkurtimi i orarit të punës për të gjitha subjektet ekonomike deri në orën 23:00, transporti publik të punojë me kapacitet të përgjysmuar.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia e Veriut: Në 24 orët e fundit janë bërë 1545 testime dhe janë regjistruar 199 raste të reja covid11 korrik 2020
Maqedonia me rrezik të ulët për pastrim parash20 gusht 2020
Super Shqipëria, e fillon me fitore Ligën e Kombeve 5 shtator 2020