Nga Vendi
14 nntor 2020
Prej nesër obligative posedimi i pajisjeve dimërore në automjete

Që nga dita e nesërme (e diel 15 nëntor), hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete në përputhje me nenin 361 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, detyrimi do të zbatohet, gjegjësisht do të zgjasë deri më 15 Mars të vitit të ardhshëm.

“Gjatë kësaj periudhe vozitësit në makinat e tyre duhet të kenë këto lloje të pajisjeve- goma të përshtatshme dimri me një thellësi të caktuar të prerjeve pneumatike në të gjitha rrotat e makinës ose zinxhirët e dëborës dhe në rastin kur bëhet fjalë për kamionë ose autobusë duhet të posedojnë mjete dore për pastrimin e dëborës (lopatë)”.

Gjoba për mos bartjen e pajisjeve të detyrueshme dimërore është 45 euro në kundërvlerë me denarë.



Të ndryshme
Më shumë
Miratohet rebalanci i buxhetit të Maqedonisë, deficiti do të jetë 8.4 përqind 5 tetor 2020
Suedi/ Protesta të dhunshme pas djegies së Kuranit29 gusht 2020
Aksion policor në Strugë, kapen mbi 100 kilogramë marijuanë30 qershor 2020