Nga Vendi
14 nntor 2020
Tetovë, shkelen afatet për godinën e Teatrit dhe Bibliotekës

Shtyhet edhe për të paktën 4 vjet përfundimi i objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Edhe pse afati i fundit që ishte premtuar për finalizimin e punimeve ishte viti 2018, autoritet tani thonë se ende nuk ka nisur faza e dytë e ndërtimit që mund të zgjasë të pakën 4 vite.

Jemi në pritje të Qeverisë që të na jep dritë jeshile dhe të fillojmë me furnizimin publik për fazën e dytë. Me gjasë, faza e dytë, do të kushtoj diku afërsisht 25 milion euro. Në fazën e dytë janë paraparë enterieri dhe skena e teatrit. Objekti duhej të përfundonte për tre vite, por duke ditur që jemi shtet që jemi në halle kur flitet për financat ndodhi kjo zgjatje – tha Artan Arsllani, Drejtor i shtëpisë së kulturës.

Vonesat në ndërtimin e objektit, më së shumti kokëçarje i shkaktojnë Teatrit të Tetovës, aktorët e të cilit, nuk kanë kushte bazë për të ushtruar profesionin e tyre.

Problemi kryesor që neve na nxjerr shumë probleme të tjera është puna e objektit. Ne nuk kemi skenë teatri që është e jona, por e ndajmë me shtëpinë e kulturës pra jemi subjekt por pa objekt. Shpresojmë që objekti ku ka përfunduar karabinaja dhe së shpejti të kemi teatër me plot kuptim të fjalës – u shpreh Bekim Ismaili, Drejtor i IN Teatri i Tetovës.

Gur themeli i godinës Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, u vendos në 28 nëntor të vitit 2014, me premtimin se, i njëjti do përfundojë në fund të vitit 2017. Por, edhe pse kanë kaluar shumë vite që atëherë, objekti ndodhet ende në fazën e parë të ndërtimit./Alsat



Të ndryshme
Më shumë
Telegram ankohet për App Store pranë autoriteteve Evropiane 3 gusht 2020
Grupi nga ‘Potoki’ arrin në qendër të Tetovës, priten edhe grupet tjera 14 gusht 2020
Izet Mexhiti nga Saraji: Pas 15 korrikut adresa e Mickoskit dhe Zaevit do jetë pikërisht selia e BDI-së në Tetovë 28 qershor 2020