Nga Vendi
21 nntor 2020
Ekskluzive: Arif Asani emërohet zëvendës drejtor në BSP

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, ekskluzvisht mëson se Arif Asani është emëruar zëvendës drejtor në Bironë për siguri publike.

Ai në këtë post vjen nga pozita e zëvendës drejtorit të ATO, agjencion që u formua nga Parlamenti pas shpërbërjes së DSK-së.

Një përvojë bukur e gjatë e tij në organet e sigurisë së shtetit ka bërë që Asani të jetë një kuadër profesionist i cili vazhdon të shërbejë edhe më tej aty port ash në pozitën e zëvendës drejtorit të Birosë për siguri publike, pozitë kjo e cila edhe më herët është drejtuar nga kuadër shqiptarë.

Arifi gjatë gjithë periudhave nëpër të cilat ka kaluar në pozita drejtuese njihet për avancimin e shqiptarëve edhe në pozita drejtuese brenda organeve të rendit shtetërorë.

Gjatë detyrave shtetërore që i janë besuar si kuadër i BDI-së, ka bërë shumë avancime në institucionet që ka punuar duke ngritur kështu përqindjen e shqiptarëve nga 5 në 20 %.

Nga viti 2009 deri në vitin 2015 ka ushtruar pozitën e kryeshefit për krim të organizuar pranë DSK-së, i ciil ka patur shumë suksese në luftën kundër krimit të drogës , etj…

Ndërsa nga viti 2015 deri në vitin 2020 ka qenë në pozitën e zëvendës drejtorit të DSK-së.

Në vitin 2020 ai është përzgjedhur zëvendës drejtor në ATO./Zhurnal



Të ndryshme
Më shumë
Javën e kaluar afër 11 për qind më pak raste me Covid19 se një javë më parë15 shtator 2020
Maqedoni, mbetet në fuqi ndalesa për organizim të festave me muzikë26 gusht 2020
Grabitet” një i vdekur në spitalin e Strumicës21 shtator 2020