Nga Rajoni
11 dhjetor 2020
Hiqet ora policore për Ferizajn

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot kategorizimin e komunave sipas numrit të personave të coronavirus, ku në zonën e kuqe janë 16 komuna, në zonën e verdhë 9 komuna dhe në zonën e gjelbër 13 komuna.

Me vendimin e sotëm të Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, bazuar në situatën epidemiologjike, Komuna e Ferizajt, kategorizohet me rrezik të mesëm të infeksionit, ku me këtë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve (ora policore) porse miratohen masa të veçanta si:

 

1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, në përputhje me “Manualin per mbrojtjen nga përhapja e Covid-19″;

2. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, ndërkaq pas orës 18:00 punojnë me shërbim”merr me vete” dhe “porosi me dërgese”, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

3. Të gjitha institucionet publike dhe private reduktojnë stafin e tyre bazuar në specifikat që kanë në përputhje me “Manualin për mbrojnë nga përhapja e Covid-19”.

4. Transporti publik lejohet të punojë me 50% te kapaciteteve, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”

5. Taksitë lejohen të punojnë me një pasagjer prapa ose tre nëse janë anëtarë të së njëjtës familje, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapje e Covid-19”

6. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri ne orën 18:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

7. Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore te institucioneve vartëse të MKES dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”

8. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura;stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

Ndryshe në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 590 raste të reja me coronavirus. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kushtëzonte të dashurën me para, në pr anga 28 vjeçari nga Gostivari29 gusht 2020
Nis marshimi i protestuesve “Tash është koha”27 korrik 2020
"Favipiravir" Maqedonia siguron ilaçin për 100 pacientë me COVID-1922 qershor 2020