Nga Bota
19 dhjetor 2020
Video/ Kryeministri i Izraelit bën vaksinën kundër COVID-19

Disa shtete në botë kanë nisur vaksinimin kundër COVID-19, ku  ndër të parët që e kanë marrë këtë vaksinë kanë qenë dhe personazhe të rëndësishëm politik në mënyrë që të forcojnë besimin e qytetarëve tek vaksina.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u vaksinua për Covid-19 në një transmetim të drejtpërdrejtë nga spitali Tel Hashomer në Tel Aviv.

“Unë besoj në këtë vaksinë. Ne mund të dalim nga pandemia së bashku. Është një ditë e rëndësishme për Izraelin. Të gjithë duhet të vaksinohen dhe ky që dhashë unë është një shembull personal,” tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit u vaksinua së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Yuli Edlstein. 71 vjeçarit iu injektua vaksina e zhvilluar nga kompanitë BioNTech / Pfizer.

Udhëheqësi izraelit u përshkrua nga media lokale si “kreu i parë i qeverisë në botë” që u vaksinua. Në ditët e ardhshme, vendi do të nisë fushatën e vaksinimit masiv./ Opinion.al

 



Të ndryshme
Më shumë
Rekord i ri në Maqedoni me raste të reja me COVID-19, 870 të infektuar të rinj28 tetor 2020
47 mijë euro shpenzime rrugore për një deputet, sa na kushtoi struktura e fundit parlamentare?26 korrik 2020
Ali Ahmeti: Sa jemi afër, aq jemi edhe larg në bisedimet me LSDM10 gusht 2020