Nga Vendi
22 dhjetor 2020
‘Çuçi i Ministrisë së Brendshme paska lënë mbrapa Angli…’/ Vasili-Ramës: KryeGomar mblidhi gomarët!

Nën kreyatari i LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar deklaratën e sotme të Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, se paska lënë mbrapa Angli,Francë e Hollandë.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka përmendur edhe deklaratat e më parshme të deputetit të PS-së Ervin Bushatit kur thoshte se qeveria e ka menaxhur 50 herë me mirë pandeminë se Italia dhe 10 herë më mirë se Gjermania.

Gjithashtu nën kryetari i LSI-së ka risjellë edhe deklaratën e Ramës, ku shprehej se spitalet shqiptare s'kanë asnjë dallim nga Gjermania,Franca,Italia, Anglia.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

KryeGomar mblidhi gomarët!

Çuçi i Ministrise Brendeshme paska lene mbrapa Angli,France e Hollande.

Ja ç'thote":

"Kemi lënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda apo Franca, sa i përket perceptimit sa e politizuar është Policia e Shtetit në vendimet dhe veprimet që ajo merr".

Per Pandemine Bushati thote: qeveria e ka menaxhur 50 here me mire se Italia dhe 10 here me mire se Gjermania.

Rama thote: qe spitalet shqiptare s'kane asnje dallim nga Gjermania,Franca,Italia, Anglia.

Zot na ruaj nga Budallenjte.

 



Të ndryshme
Më shumë
Javën tjetër arrijnë ekipet mjekësore nga Suedia dhe Sllovenia, do të ketë ndihmë edhe nga Gjermania29 korrik 2020
Sela: Ja çka i thashë Ali Ahmetit në telefon24 korrik 2020
Gjashtë viktima dhe 88 raste të reja me Covid-19, shërohen 113 pacientë 5 gusht 2020