Kuriozitete
27 dhjetor 2020
Sallatë orientale me lakra, karota, selino

Shoqëroni vaktet tuaja me këtë sallatë të shijshme dhe të shëndetshme

Përbërësit

– 200 g lakër të freskët,
– 1 karotë;
– 1 kastravec;
– 2 – 3 kërcej selinoje;
– 2 thelpinj hudhre;
– 2 lugë gjalpë;
– 1 lugë lëng limoni;
– 2 lugë salcë soje;
– pak piper sipas shijes.

Përgatitja:

Grini trashë në rende apo pritni lakrën, pastaj kastravecin dhe karotën pritni në shirita të hollë, ndërsa selinon në rrathë sa më të vegjël dhe të gjitha përzieni.

Në një enë të veçantë përzieni salcën e sojës, gjalpin dhe lëngun e limonit.

Shtoni hudhrën dhe piperin, sipas shijes.

Kripa nuk nevojitet, sepse salca e sojës është mjaft e njelmët.

 



Të ndryshme
Më shumë
Pse duhet të hani shalqi çdo ditë, dhjetë arsye të forta për shëndetin27 korrik 2020
Ndahet nga jeta veteranja e arsimit Nadire Arifi, Nëna e Teuta Arifit11 shtator 2020
OBSH për koronavirusin: Më e keqja nuk ka ardhur akoma, jemi larg fundit të pandemisë29 qershor 2020