Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje këtë herë në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh.
Një automjet tip Volksëagen kabriolet është përplasur me një mrikobus pasagjerësh, si pasojë janë dëmtuar 5 persona të cilët janë transportuar për në spitalin e Elbasanit.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe të urgjencës spitalore. Policia ka dërguar nëpërmjet autoambulancave në spital menjëherë të plagosurit për ndihmë mjeksore, si dhe ka bërë të mundur zhbllokimin e trafikut, pasi u krijuan radhë të gjata në të dyja kahet e lëvizjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit