Nga Rajoni
14 shkurt 2021
Kështu po votohet në Drenicë

Kosova po voton sot për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit.

Zgjedhjet po mbahen edhe mes pandemisë së koronavirusit që ka prekur më shumë se 64 mijë persona në vend, si dhe ka lënë të vdekur më shumë 1,500 prej tyre.

Në Drenicë qytetarët janë mobilizuar për të votuar. Ata me vetura dhe me flamuj të UÇK-së janë nisur për të ushtruar të drejtën e tyre.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një numër i madh i veturave teksa lëvizin me flamuj të UÇK-së.



Të ndryshme
Më shumë
PE: Zgjedhjet, test për pjekurinë politike në Maqedoninë e Veriut30 qershor 2020
Real Madrid fiton 85 milionë euro në një muaj 3 gusht 2020
Rasti në Siniçan, Spasovski: Pse një prokuror duhet t’i paraqitet kryeministrit30 korrik 2020