Nga Vendi
25 mars 2021
Ndërron jetë aktori i njohur, Luran Ahmeti

Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti.


Aktori i njohur Luran Ahmeti 45-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen.


Ahmeti la pas vetes bijen, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.


Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptat të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike. Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”.



Të ndryshme
Më shumë
Sondazhi: 50 për qind e qytetarëve kanë thënë se do të vaksinoheshin 2 prill 2021
Pendarovski: Skenari pozitiv përfshin fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut11 dhjetor 2020
Mbarojnë votimet në Maqedoni, partitë nën ethe presin rezultatet15 korrik 2020