Nga Vendi
2 prill 2021
Filipçe: Nuk ka nevojë për masa shtesë kufizuese

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot edhe një herë theksoi se nuk ka nevojë për masa shtesë kufizuese.

Ministri Filipçe u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat e tashme për shkak se situata është kritike.

“Kemi masa të balancuara. Kjo do të thotë se ka kufizim në lëvizje për shkak se detektuam se pas mbylljes së objekteve, shumë të rinj shkonin në hapësira të hapura dhe nuk respektonin masat”, tha Filipçe duke shtuar se problemi nuk është te masat por te respektimi i tyre.

Sipas tij, Maqedonia i ka ndjekur vendet tjera sa i përket kufizimeve.

“E pamë se kufizimet e rrepta nuk dhanë rezultate. Përkundrazi, shumë vende kishin valë më të fuqishme se ne”, tha Filipçe./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ caktoi seancë për ankesat e parashtruara për zgjedhjet e parakohshme19 korrik 2020
Facebook forcon politikën e vet të moderimit të përmbajtjes27 qershor 2020
9 të vdekur dhe 176 të prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit28 qershor 2020