Nga Vendi
2 prill 2021
Sondazhi: 50 për qind e qytetarëve kanë thënë se do të vaksinoheshin

Pesëdhjetë përqind e qytetarëve kanë thënë se do të vaksinoheshin, ndërsa 34 përqind kanë thanë jo, ndërsa 16 përqind hezitojnë të përgjigjen, sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Societas Civilis për Demokraci. (IDSCS) brenda Programit të Mbështetjes Parlamentare.

Pyetjet rreth vaksinave janë pjesë e sondazhit në terren për perceptimet e qytetarëve për punën e Kuvendit, të kryer nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” në periudhën nga 17 shkurt deri më 10 mars 2021 në një mostër prej 1010 të anketuarve, nën kornizat e Programit të Mbështetjes Parlamentare (PSP), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Shumica e qytetarëve, sipas sondazhit, një total prej 39 përqind preferojnë vaksinën Pfizer, ndërsa e dyta është vaksina Sputnik V me 21 përqind. Vaksinat Sinofarm janë pak të preferuara, të cilat preferohen nga 6% e qytetarëve, e ndjekur nga Moderna, e cila preferohet nga 5% e qytetarëve, ndërsa vaksina më pak e preferuar është Astra Zeneka, për të cilën vendosën vetëm 3% e qytetarëve. Njëzet e shtatë përqind e qytetarëve nuk e dinë ose nuk kanë asnjë përgjigje se cilën vaksinë preferojnë.

Pjesë e konkluzioneve të përgjithshme në sondazh, përveç situatës aktuale me Kovid – 19, dhe në lidhje me punën e Kuvendit, ishin që qytetarët dëshirojnë që faqja e internetit e Kuvendit të jetë më interaktive dhe të kenë mundësinë për të komunikuar me deputetët. Ata mendojnë se informacioni nga media është i mjaftueshëm për ta dhe ato më së shumti i marrin përmes televizionit.

Perceptimi i qytetarëve, sipas sondazhit, është se ekzekutivi ka më shumë kontroll mbi Kuvendin sesa Kuvendi kontrollon Qeverinë, siç parashikohet nga Kushtetuta. Rreth 74 përqind e të anketuarve pajtohen me deklaratën se krizat politike duhet të zgjidhen në Parlament, në vend të takimeve të mbyllura midis liderëve të partive politike.

Lidhur me besimin e qytetarëve në institucione, sondazhi thotë se Presidenti i vendit gëzon besimin më të lartë në mesin e qytetarëve, krahasuar me Qeverinë, Parlamentin dhe Gjyqësorin. Nota mesatare për punën e Kuvendit mbetet e njëjtë me vitin e kaluar dhe është 2.6.



Të ndryshme
Më shumë
Në Qafë Thanë arr estohen dy shtetas të Maqedonisë 5 gusht 2020
Kandidati për kryeministër Naser Zyberi,përshëndet nga xhamia e Pashës Tetovë26 qershor 2020
Kroacia mban zgjedhjet parlamentare, çfarë flasin sondazhet 5 korrik 2020