Nga Vendi
2 prill 2021
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të vendosë nëse do të ketë masa të reja kufizuese gjatë festave fetare

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk tha nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të propozojë masa kufizuese shtesë.

Sipas ministrit, gjatë festave të vjetshme ka pasur masa të rrepta, por thelbësore është respektimi i masave të fuqi.

“Kemi masa të balancuara. Kjo do të thotë se ka kufizim në lëvizje për shkak se detektuam se pas mbylljes së objekteve, shumë të rinj shkonin në hapësira të hapura dhe nuk respektonin masat”, tha Filipçe duke shtuar se problemi nuk është te masat por te respektimi i tyre.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar gjatë muajit të Ramazanit kishte orë policore për shkak të coronavirusit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Blerje votash:Reagonë Ministri i Arsimit Arbër Ademi14 korrik 2020
Video/ Kryeministri i Izraelit bën vaksinën kundër COVID-1919 dhjetor 2020
Robert Berisha: MC Kresha e BimBimma kanë vite përvojë në muzikë më shumë se sa Fero ka vite jetë (VIDEO)22 gusht 2020