Nga Bota
6 maj 2021
Putin: Vaksina jonë është po aq e besueshme sa kallashnikovi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i vlerësoi vaksinat ruse, duke thënë se janë po aq të besueshme sa armët kallashnikov.Ai thotë se këtë e ka thënë një specialist evropian.

“Vaksinat tona, që janë të njohura tashmë, bashkë me Sputnik Light që iu bashkua listës, janë të bazuara në teknologji dhe platforma të përdorura prej shumë vitesh.

Janë të azhornuara dhe vaksinat tona janë më të besueshmet e të sigurtat. Siç ka thënë një specialist evropian: ato janë të besueshme po aq sa një kallashnikov.

Nuk e themi ne këtë, e ka thënë një specialist evropian. Mendoj se ai ka të drejtë sepse vaksinat tona janë të thjeshta dhe të sigurta, ashtu si kallashnikovi”, tha Putin.



Të ndryshme
Më shumë
Shpejtësia në internet: Maqedonia e vendin e 18-të në botë23 qershor 2020
Maqedoni: Investitorët kërkojnë ndihmë shtesë22 qershor 2020
Jashari dhe Lladrovci në përkrahje të kryeministrit shqiptar12 korrik 2020