Nga Vendi
7 qershor 2021
Nesër shpallje për subvencionim të një pjese të shpenzimeve për instalim të pajisjeve ekologjike në automjete

Shkup, 7 qershor – Ministria e Ekonomisë nesër do ta shpallë thirrjen për subvencionim të një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e pajisjeve për funksionimin  e LPG-së, metan apo lloj tjetër të karburantit alternativ në automjete.

Shteti do të subvencionojë 50 për qind të shpenzimeve për instalim të pajisjes së këtillë në automjete, por jo më shumë se 18 mijë denarë apo 300 euro për automjet. Për këtë qëllim, nga Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë janë ndarë 11 milionë denarë.

Shpallja do të zgjasë sipas parimit “i parë i ardhur, i parë i shërbyer”. Do të subvencionohet vetëm një automjet në një familje.

“Pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e këndej duhet të kryejnë blerje dhe instalim të pajisjes për funksionimin e LPG-së, metanit apo llojit tjetër të karburantit alternativ në automjet nga dita e shpalljes së thirrjes publike në disa nga firmat të cilat kryejnë shitje dhe instalim të pajisjeve të këtilla”, deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp.



Të ndryshme
Më shumë
Për sot, nuk do të shihni shqiptare më seksi (FOTO)27 qershor 2020
Shkëndija firmos me Nafiun dhe Muratin23 qershor 2020
Adelina Tahiri frikësohet mos po e kap mësyshi (FOTO) 2 korrik 2020