Nga Vendi
7 qershor 2021
Akoma nuk ka vendim se si do të zhvillohet viti i ri shkollor në Maqedoni

Përderisa po numërohen ditët e fundit të këtij viti shkollor, mbetet pezull vendimi për kthimin në normalitet të mësimit me prezencë fizike nga shtatori. Nga Ministria e Arsimit thonë se ende nuk dihet nëse nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mund t’u kthehen bankave shkollore nga viti i ri shkollor.

Ministrja Milla Carovska tha se si ajo ashtu edhe drejtorët e shkollave, arsimtarët, prindërit e nxënësit janë të një mendimi që mësimi tradicional duhet të nisë nga shtatori. Por ajo shtoi se vendimi varet nga situata epidemiologjike.

“Duke u prirë nga këto informacione dhe gjendjen aktuale, kemi caktuar mbledhje me Komisionin për sëmundje infektive dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe në momentin që do të kemi qëndrim zyrtar të vërtetuar nga të gjitha palët e përfshira, të njëjtën do ta themi në opinion. Deri atëherë çdo informatë mbetet spekulim dhe nuk është përkatëse unë si ministre të merrem me spekulime”, deklaroi Milla Carovska.

Gjatë muajit të kaluar, Ministria e Arsimit hartoi propozim ligjin që përfshin edhe digjitalizimin e librave shkollore. Reagime të shumta me protesta dhe thirrje për bojkot erdhën nga shoqatat e nxënësve dhe të prindërve të cilët kundërshtojnë digjitalizimin e konceptin e ri në arsim.



Të ndryshme
Më shumë
Një ditë para fillimit të fushatës: ODIHR e filloi Misionin për vlerësim të zgjedhjeve23 qershor 2020
Grubi takon ambasadoren gjermane: Jemi gati t’i nisim bisedimet për anëtarësim në BE 7 shtator 2020
Lëvizje e emigrantëve nga ana greke në kufirin me Maqedoninë e Veriut 3 korrik 2020