Nga Vendi
9 qershor 2021
Filloi rrënimi i objekteve ilegale në plazhet më atraktive të Ohrit

Nën sigurim të fuqishëm policor sot filloi aksioni i paralajmëruar për mënjanimin e ndërtimeve ilegale dhe pajisjes urbane nga plazhet në rajonin e Qytetit të Ohrit.

Për fillim hiqet dhe çmontohet platforma në liqenin para “Kuba Libre”, njëra nga plazhet dhe lokacionet më atraktive në bregun e Liqenit të Ohrit.

Aksioni ishte pritur duke marrë parasysh atë që para një jave në afërsi të disa plazheve pas urës së kanalit studentor në Ohër ishte sistemuar mekanizmi, ndërsa dje të gjitha objektet në atë pjesë ishin larguar nga sistemi për mbushje me energji elektrike.

 

Kryetari i komunës së Ohrit Konstantin Georgieski prej më parë paralajmëroi se do të hiqen të gjitha objektet dhe ndërtimet ilegale nga të gjitha plazhet të cilave u kanë skaduar marrëveshjet për koncesion, duke i përfshirë edhe pesë në fushëveprimin e PPU-së.



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata italiane anulon gjobat e karantinës: Janë të paligjshme 3 gusht 2020
Dalin pamjet: Si u përplasën anijet ushtarake greke dhe turke në Egje, ngjarja u mbajt e fshehtë15 gusht 2020
Dua Lipa jep lajmin e shumëpritur për “Sunny Hill Festival”15 qershor 2021