Sport
9 qershor 2021
Trajneri i Francës tregon nëse Benzema do t’ia dalë të luajë në Euro 2020

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka këmbëngulur se vendimi i tij për ta zëvendësuar Karim Benzeman në fitoren kundër Bullgarisë në një ndeshje miqësore të martën, u bë thjesht si masë parandaluese dhe se sulmuesi i Real Madridit duhet të jetë i gatshëm për fillimin e Kampionatit Evropian.

Kthimi i Benzemas në kombëtaren franceze për Euro 2020 ishte tronditës, duke e parë mungesën e tij pesëvjeçare dhe marrëdhëniet me trajnerin Deschamps, transmeton Gazeta Express.

Benzema e pësoi një dëmtim në miqësoren e mbrëmshme kundër Bullgarisë dhe Deschamps e nxori nga loja menjëherë, duke e zëvendësuar me Olivier Giroud e Chelseat.

E gjithë vëmendja pas kësaj ndeshje ishte te Benzema dhe lëndimi i tij, pasi tifozët donin të dinin nëse ai ishte aq i rëndë sa për t’ia mohuar pjesëmarrjen 33-vjeçarit në Euro 2020, që nis të premten.

Megjithëse fillimisht kishte druajtje për gjendjen e tij, Deschamps tha se lëndimi nuk është i rëndë dhe se Benzema duhet të jetë gati për fillimin e turneut të verës.

“Ai e mori një goditje të fortë në muskulin poshtë gjurit. Ai nuk luajti më sepse ndjeu se gjuri po i rëndohej. Ne e kemi një staf mjekësor të nivelit të lartë, i cili do ta bëjë gjënë e duhur”, tha Deschamps.

“Ai do të bëhet mirë me kalimin  ditëve. Nuk kam asnjë shqetësim. Asgjë dramatike”, shtoi ai.

Franca përballet me Gjermaninë në ndeshjen e parë në grup të martën e ardhshme. /Gazeta Express/  



Të ndryshme
Më shumë
Ekskluzive: Arif Asani emërohet zëvendës drejtor në BSP21 nntor 2020
Intensifikohet aktiviteti diplomatik i RMV-së për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian15 qershor 2021
Ekskluzive: Kapet grupi i “peshkatarëve” të tenderëve 7 tetor 2020