Sport
26 qershor 2021
Zyrtare: Maqedonia prej sot me trajner të ri, ja kush është (FOTO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll prej sot ka trajner të ri, pas largimit të trajnerit të deritanishëm Igor Angellovski, i cili pas skualifikimit në Euro 2020 zyrtarisht paralajmëroi tërheqjen.

Bllagoja Milevski njihet për suksesin e arritur me përfaqësuesen e të rinjve në europianin 2017 në Poloni. Ai po ashtu është njeriu që kontribuoi tek shumica e lojtarëve aktual të përfaqësueses që u kualifikuan në Euro 2020.

Ai deri tani ka qenë trajner i seniorëve të reprezentacionit deri në 21, ndërsa në vend të tij pritet të emërohet Dragan Kanatllarovski. (INA)



Të ndryshme
Më shumë
Procesi zgjedhor vijon normalisht në Haraçinë, nuk është regjistruar asnjë parregullsi15 korrik 2020
Protestuesit përleshen me policinë në Tiranë, hidhet gaz lotsjellës dhe ujë11 dhjetor 2020
Griezmann largohet nga Barcelona, klubet angleze interesohen për të 3 korrik 2020