Nga Rajoni
1 korrik 2021
Dogana e Kosovës konfiskon 1 mijë e 200 litra Coca-Cola të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar 1200 litra Coca-Cola të kontrabanduara.

Sipas njoftimit nga Dogana thuhet se kjo sasi është konfiskuar në regjionin e Mitrovicës.

“Në regjionin e Mitrovicës, Njësitet Anti-kontrabandës të Doganës se Kosovës kane arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një Automjet Transportues / Furgon I cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar / Pije joalkoolike në sasi prej 1200 Litra”, thuhet në njoftim.

Dogana ka theksuar se të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.



Të ndryshme
Më shumë
Ambasada e SHBA-ve Maqedoni: Zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente thelbësore për demokracinë17 tetor 2021
Drama e re në Për’puthen: Argjendi nga Kosova i fejuar?16 shtator 2021
ASH-AAA do ta çojnë në gjykatë vendimin e KSHZ-së për vendvotimin në Dibër22 tetor 2021