Nga Vendi
7 korrik 2021
Grubi: Më shumë para dhe përgjegjësi për komunat tona

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka kryesuar mbledhjen e Këshillit për avancim të decentralizimit ku janë shqyrtuar pika të rendit të ditës në të cilat është propozuar rritje më e madhe e përgjegjësisve të pushtetit lokal përfshirë këtu edhe të hyra më të mëdha të buxhetit.

Postimi i Grubit:

Në prag të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, kam kryesuar mbledhjen e Këshillit për avancimin e decentralizimit, ku është propozuar rritja e përgjegjësive të pushtetit lokal bashkë me të hyrat nga Buxheti.

Shqyrtuam propozimet konkrete për Decentralizim fiskal, edhe atë:

-Avancim të decentralizimit fiskal dhe rritje të autonomisë së komunave, rritje të disciplinës fiskale dhe efikasitet më të madh të tyre.

Mundësojmë përmirësimin e kapacitetit fiskal dhe rritje të të hyrave të komunave, përmirësim të kapacitetit të tyre dhe përforcim të përgjegjësisë fiskale.

Gjithashtu, shqyrtuam dhe propozimin për decentralizim institucional me qëllim të funksionalitetit më të madh të institucioneve të cilat përmes këtij procesi do të kalojnë në kompetencë të komunave. 



Të ndryshme
Më shumë
Hetimet për zjarrin tragjik, ekspertët gjerman arritën në Tetovë16 shtator 2021
Ali Ahmeti: Kërkojmë me këmbëngulje hetim të plotë dhe të shpejtë 9 shtator 2021
Shqipëria po bën gati ligjin për të lejuar birësimin e fëmijëve nga çiftet LGBTI+24 gusht 2021