Nga Vendi
8 korrik 2021
Maqedoni: Me “Pfizer” do të vaksinohen fëmijët nga mosha 12 deri 16 vjeç

Në vend, rreth 400.000 qytetarë tashmë janë vaksinuar, nga të cilët 240.000 janë rivaksinuar, ndërsa deri në fund të kësaj jave, do të përfundojë vaksinimi i të gjithë 60.000 aplikantëve që kanë bërë termin së bashku me qytetarët që janë vaksinuar në Serbi.

“Vaksinimi në terren do të fillojë të hënën, vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri në 16 vjeç do të lejohet me vaksinën “Pfizer”, e cila aktualisht është e vetmja vaksinë që lejohet të përdoret sipas rekomandimeve në udhëzimet e brendshme për këtë kategori të fëmijëve në këtë moshë”, theksoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai shtoi se deri më tani nuk ka efekte anësore tek fëmijët e vaksinuar.

Filipçe më herët njoftoi se do të kryhen teste për vaksinimin e mundshëm të fëmijëve nga 12 deri në 16 vjeç. Qëllimi, sipas ministrit, është të zhvillojmë protokolle që do të lejojnë fëmijët të kthehen në shkolla me prani fizike nga 1 shtatori./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Flet Dardan Krivaqa që vrau mizorisht 18 vjeçaren! Dyshoja se më tradhëtonte me... 24 gusht 2021
Bilall Kasami demanton bashkëpartiakët e tij Hoxha dhe Rexhepi: Qeveria ka mandat deri në vitin 202427 tetor 2021
Trajkoviq: Vuçiq kishte shpresuar se Kosova do të ndahej deri në vitin 202124 shtator 2021