Nga Vendi
21 korrik 2021
LSDM: Vazhdojmë të kujdesemi për qytetarët

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “LSDM mbetet plotësisht e përkushtuar në mbrojtjen dhe avancimin e standardit jetësor të qytetarëve”.

“Është hequr akciza shtesë për derivatet e naftës me çka qytetarët do të paguajnë dy denarë çmim më të ulët. Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e standardit të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se me ndryshimet e Ligjit për akciza në prill 2021, është siguruar që të mos ketë rritje të lartë të çmimeve të derivateve të naftës.

“Sipas ligjit, akciza shtesë prej tre denarëve te benzina është paraparë nëse çmimi i berzës botërore është nën 390 dollarë për një ton, ndërsa nëse çmimi është mes 390 – 590 dollarë për ton, atëherë akciza është dy denarë dhe nëse është mbi 590 denarë atëherë akciza është 0 denarë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata sqarojnë se ligji parasheh te dizeli akcizë shtesë prej tre denarëve nëse çmimi i berzës botërore është nën 400 denarë. Akcizë shtesë prej dy denarëve është paraparë nëse çmimi në berzën botërore është mes 400 dhe 600 dollarëve dhe nëse çmimi i berzës botërore është nën 600 dollarë atëherë nuk ka akcizë.

“Krahas vendimit për heqjen e akcizës shtesë te dizelli, shumica kuvendare e udhëhequr nga LSDM i miratoi ndryshimet e Ligjit për vlerë të shtuar me çka TVSH-ja për rrymën elektrike nga 18 u zvogëlua në 5%”, thonë nga LSDM duke shtuar se me këto masa është avancuar cilësia e jetës së qytetarëve./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Pse u konvertua nga musliman, në të krishterë: Lexoni 6 fakte për Konicën 1 korrik 2021
Grubi: Më shumë para dhe përgjegjësi për komunat tona 7 korrik 2021
Vajza e Michael Jackson tregon se vëmendja e paparacëve e çoi në halucinacione15 qershor 2021