Nga Bota
21 korrik 2021
Çfarë kanë lënë pas përmbytjet në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar qytetin e shkatërruar të Bad Münstereifel dhe premtoi ndihmë qeveritare brenda pak ditësh.

Ajo i përshkroi si përmbytjet më të këqija të zonës në 700 vjet.

Shumë donacione dhe ekipe ndihmash kanë mbërritur nga pjesë të tjera të Gjermanisë. Kancelarja premtoi se do të nisë puna për kthimin e jetës në normalitet edhe pse shumë prona janë shkatërruar plotësisht.

Banorët e zonave të prekura nga përmbytjet tashmë kanë nisur të shohin se çfarë u ka mbetur nga banesat e tyre, pasi uji është tërhequr.

Siç shihet dhe nga fotografitë e publikuara nga mediat ndërkombëtare, dëmet duket se janë më të mëdha nga sa mendohej në fillim./tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri më 33 gradë 9 korrik 2020
Zvicra bëhen gati për vaksinimin e personave mbi 12 vjeç23 qershor 2021
Përplasje e fortë mes dy makinave në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, 4 të lënduar (Video)20 korrik 2020