Nga Bota
21 korrik 2021
8-vjeçarit i mohohet pranimi në dy shkolla për shkak të flokëve të tij të gjata

Disa shkolla në Mbretërinë e Bashkuar kanë refuzuar të pranojnë një djalë 8 vjeçar për shkak të flokëve të tij, dhe nëna e tij është duke kërkuar që të ndryshojë ato politika që pengojnë arsimimin e djalit të saj.

Bonnie Miller ka qenë në kërkim të shkollave që djali i saj, Farouk James, mund të ndiqte, por dy nga to nuk e lejuan atë për shkak të flokëve të tij të gjata.

Së pari ajo është përpjekur ta regjistronte në shkollën ku e kishte regjistruar djalin e saj të madh para 10 vjetësh, ku edhe atëherë kishte pasur problem për shkak të flokëve të shkurtra të djalit, i cili disa herë ishte para përjashtimit për shkak të flokëve të tij, përcjell Klankosova.tv

Ajo mendoi se rregullat e kësaj shkolle kanë ndryshuar,por jo, këtë herë, Shkolla e Oratorisë në Londër tha se edhe flokët e gjata të Farouk shkelin politikën e shkollës.

Miller atëherë vendosi që ta dërgonte në shkollën e Djemve Fulham, por edhe këtu kishte një problem pasi gjatësia maksimale e flokëve që lejohet në këtë shkollë është mbi jakë dhe gjatësia minimale e flokëve është prerja numër 2, kritere këto të cilat nuk i plotësonte Farouk.

“Shumica e shkollave që kanë këto politika të flokëve janë shkolla të krishtera gjë që është ironike sepse Jezusi kishte flokë të gjatë. Kështu që kjo do të thotë që Jezusi nuk do të hynte në ato shkolla nëse do të ishte rreth sot”, ka thënë Miller.

Miller ende nuk ka gjetur një shkollë private ku do ta regjistrojë djalin e saj flokëgjatë, por ajo tani dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ndihmojë të tjerët në proces, prandaj ajo ngriti një peticion të Change.org për të ndaluar diskriminimin e flokëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo po lobon gjithashtu në Shtëpitë e Parlamentit dhe sekretaren arsimore për të peticionuar shkolla në emër të saj.

“Ne do ta luftojmë këtë derisa të ndryshohen këto rregulla, e cila do të jetë globale, jo vetëm brenda vendit në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Miller.

Carlifornia u bë shteti i parë që ndaloi diskriminimin ndaj flokëve natyralë në 2019 kur u miratua akti CROWN.



Të ndryshme
Më shumë
Prej sot lejohen dasmat me 250 mysafirë në ambiente të mbyllura 1 korrik 2021
Mohuesi i Masakrës së Srebrenicës në pullën postare të Turqisë, nxiten reagime të ashpra23 qershor 2021
Klienti anonim lë bakshish 13 mijë euro në një restaurant24 qershor 2021