Sport
26 korrik 2021
Medalja e artë olimpike për Nora Gjakovën, Rama: Bravo yll

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë olimpike që e fitoi sot në “Tokyo 2020”.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook e ka konsideruar yll xhudisten, e cila shkëlqeu për t’ia siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë pas asaj të Distria Krasniqit, përcjell Telegrafi.

“Yll, Bravo, Bravo, Bravo”, shkruan Rama.

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique.

Kjo është medalja e tretë në histori për Kosovën, pas fitores së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zaev për Malin Sharr: Vendi ynë merr parkun e katërt kombëtar 1 korrik 2021
Mjeku paralajmëron për sfidën e rrezikshme të TikTok: Mund t’ju vrasë21 qershor 2021
LSDM: OBRM-PDUKM shtrenjtoi rrymën elektrike për 100 për qind10 shtator 2020