Sport
24 gusht 2021
Mësohet paga e majme që Xherdan Shaqiri do e fitojë te Lyoni

Xherdan Shaqiri e ka kompletuar kalimin te Lyoni nga Liverpooli.

Anësori shqiptar ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024, derisa i kushtoi skuadrës franceze gjashtë milionë euro, plus pesë milionë bonuse.

Shaqiri u largua nga The Reds pas tre vitesh, derisa fitoi Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier.

Te Lyoni, shpreson që të ketë më shumë minutazhë, ndërsa L’Equipe ka zbuluar pagën e tij.

Sipas asaj që raporton mediumi francez, Shaqiri do të fitojë 350 mijë euro në muaj, gjatë tre vitesh qëndrimi në Ligue 1.

Lojtari që vije nga Zhegra e Gjilanit ndër vite ka pasur pagë të lartë, por edhe një sukses të jashtëzakonshëm, ku vlen të përmendet edhe Liga e Kampionëve me Bayern Munichun në vitin 2013.



Të ndryshme
Më shumë
Bella Hadid pozon topless në fotosesionin e ri 24 janar 2021
Maqedoni: DPHM gjatë fundjavës paralajmëron mot jostabil, me reshje të shiut dhe erë 8 korrik 2021
Funeralet e çuditshme në botë: Kinezët marrin striptiste në varrim për të rritur pjesëmarrjen e ‘xhematit’17 shtator 2021