Sport
27 gusht 2021
Ronaldo i jep lamtumirën bashkëlojtarëve, mbyllet aventura e tij në Juventus pas tre sezonesh

Cristiano Ronaldo po largohet nga Juventusi.

Aventura e Ronaldos te Juventusi po përfundon pas tre sezonesh të kaluara, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Futbollisti ishte prezent sot në qendrën e stërvitjes së “Zonjës së Vjetër” ku u përshëndet me shokët e tij të skuadrës.

Sulmuesi mbrëmë kishte zbrazur dollapin e tij në qendërn sportive të klubit, dhe është gati për të nisur një aventurë të re.

Portugezi në këtë vendim u ndihmua edhe nga agjenti i tij Jorge Mendes i cili së fundmi u angazhua shumë për të gjetur ekip të ri për klientin e tij.

36-vjeçari, karrierën pritet ta vazhdojë në Angli te Man City ku tashmë ka marrëveshje personale për një kontratë dy-vjeçare me pagë rreth 15 milionë euro në sezon.

‘Bianconerët” do të përfitojnë rreth 30 milionë euro nga shitja e yllit portugez. /Lajmi.net/

https://t.co/13GDpzsRRJ?amp=1



Të ndryshme
Më shumë
Ulëset e partive në Kuvendin e Maqedonisë16 korrik 2020
Vëllai zbulon mesazhin e fundit me 28-vjeçarin që vdiq pasi ra nga kati i pestë i hotelit në Tiranë17 shtator 2021
Ministri Hoxha takon Ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka 7 shtator 2020