Sport
28 gusht 2021
Efekti Ronaldo: Nuk do ta besoni sa ndjekës iu shtuan Manchester Unt vetëm dy orë pas transferimit

Cristiano Ronaldo është lojtari i ri i Manchester United.

Pasi klubi njoftoi se ata kishin rënë dakord për një kontratë të re me futbollistin pas largimit të tij nga Juventusi, ndjekësit e rinj “bllokuan” Instagramin e tyre.

Në vetëm dy orë Manchester Unt fitoi mbi dy milion ndjekës të rinj.

Para se të bëhej njoftimi, klubi kishte 43.1 milionë ndjekës në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram dhe pak më shumë se dy orë më vonë ai numër ishte rritur në 44.3 milionë sosh.

Marrëveshja prej 19.4 milionë funte ka emocionuar tifozët e Djajve të Kuq, me Ronaldon që u kthye në shtëpi, në klubin që u largua për një karrierë të bujshme në Real Madrid në vitin 2009.



Të ndryshme
Më shumë
Grubi: Pas 20 viteve zbulohet dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit 9 gusht 2021
Rama: Bledi Çuçi, ministri i ri i Brendshëm16 dhjetor 2020
Qeveria Kurti i përgjigjet thirrjeve nga Shkupi për t’iu bashkuar minishengenit: Nuk e ka miratimin tone29 korrik 2021